Nga data 1 janar 2024, përfundimisht qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi të lëvizin pa viza në zonën Schengen.
Këtë analisti politik, Gazmir Raci, e quan lajmin më të mirë për vitin 2023.
Por, sipas tij kjo nuk nënkupton një kontratë pune për ata që shkojnë në vendet evropiane.
“Tash është mirë t’i shfrytëzojmë këto mundësitë tona mediale që t’iu tregojmë njerëzve që udhëtimi pa viza, nuk nënkupton kontratë pune. Nuk nënkupton që ai kur të shkon atje, do ta gjejë një vend të punës, do t’i merr 2 mijë euro apo 3 mijë euro pagë. Nuk do të thotë që do të shkojnë që të punojnë menaxher në bankë, stacion të trenit apo autolarje”, tha Raci në Rubikon të Klan Kosovës.