Policia e Kosovës këtë të mërkurë ka konfiskuar një sirenë gjigante dhe gjashtë zmadhues të zërit në veri të Kosovës.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në Drejtorinë Rajonale të Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.
Elshani ka thënë se se këto pajisje janë përdorur për prishje të rendit dhe qetësisë publike.
Konfiskimi i këtyre pajisjeve është kryer në afërsi të përmendores së “Car Llazarit” në veri të Mitrovicës.