Një 80 vjeçar është vetëplagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm.
Rasti ka ndodhur në fshatin Botushë të Gjakovës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj.
Elezaj tha se viktima ishte dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë për trajtim mjekësor.
“Njësitet e nevojshme policore menjëherë ju kanë përgjigjur rastit dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, me ç’rast është konfiskuar edhe një armë zjarri. Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, dhe rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt”, shtoi Elezaj.