Gjendja e këmbësorit që u godit mbrëmë nga një veturë në Prizren është e rëndë, sipas deputetit Enis Kervan i cili është njëherësh xhaxhai i viktimës.
Kervani i publikoi sot videot që shfaqin momentin kur 22-vjeçari Samir Kervan goditet nga automjeti teksa po kryqëzonte rrugën.
“Ka vetëdije, ka lëndime ne koke, lëndim ne sy, nen përcjelljen e mjekeve, te shohim gjendjen e tij deri nesër”, ka thënë Kervani për IndeksOnline.