Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në një konferencë që mbajti sot për media deklaroi se Milan Radojiçiq po përgatitet për sulme të reja në Kosovë.
Ai tha se i njëjti po mban takime sekrete me BIA-n dhe po bën gjithçka gati për sulm.
Në lidhje me këtë deklaratë të Kurtit, ka folur për Blicin profesori universitar nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu.
Ai tha se ka shumë mundësi që pas krishlindjeve ortodokse të ketë luftë ndërmjet Serbisë dhe Kosovë.
“Nuk e di nëse Radojiçiq apo dikush tjetër është duke përgatit sulme por që ekziston një rrezik i shpërthimit të luftës mes Kosovës dhe Serbisë, ka shumë gjasa të ndodhë. Madje do t’i shuaja gjasat për luftë ose paqe pas krishlindjeve ortodokse që janë në Janar. Gjasat pra pas këtyre krishlindjeve janë më të mëdha për luftë sesa për paqe “ tha shkurt Spahiu.
Kryeministri Kurti pati kritika të forta edhe për Prokurorinë e Shtetit pasi të njëjtit s’po ngritin aktakuza pas sulmit në Banjskë.
“Ka panumër fakte, dëshmi, pra të mjaftushme për të ngritur aktakuza, Ky vit ishte vit i sulmeve kriminale, ka shpërputhje midis informacionit, fakteve dhe akatakuza në anën tjetër. Dhe, ky hendek nuk mund të mbushet nga Qeveria, i takon Prokurorisë, unë jam për të ndihmuar, dhe ata për të punuar” tha Kurti.