Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka folur për konferencën e sotme dhe deklarimet e kryeministrit Albin Kurti se është duke u përgatitur sulm tjetër ndaj Kosovës.
Sipas Tahirit, është Kurti që e ka lejaur Radoiçiçin që të largohet nga Banjska.
“Albin Kurti vazhdon të ankohet për Radoiçiqin, por ende nuk e ka sqaruar për publikun përse e la të lirë Radoiçiqin më 24 shtator në Banjskë. Përmes dronit të institucioneve të sigurisë, kryeministri i ka përcjellur në kohë reale lëvizjet e Radoiçiqit. Megjithatë, ai dhe banda e tij u lejuan të iknin dhe sot paraqesin rrezik serioz për sigurinë e Kosovës”, ka shkruar Tahiri.
“Në një anë, Albin Kurti vazhdon të manipulojë me sentimentin patriotik, kurse në anën tjetër i lejoi korridor tërheqjeje Radoiçiqit, pasi ishte koordinuar me të muaj më parë përmes shefes së grupit të tij parlamentar”.