Trajneri i futbollit, Ismet Munishi, përmes një statusi në facebook, ka reaguar ashpër pasi ka pranuar faturën e rrymës me një vlerë marramendëse prej 375 eurosh, vetëm për një muaj.
Ai ka thënë se ky është turpi ma i madh që mundet me ekzistu.
“Ka me ardhë një kohë që vetëm hajnat kini me mbet këtu me jetu, krejt njerëzit normal kanë me ikë prej këtuhit”, ka shkruar Munishi.
Statusi i tij i plotë:
375 € rrymë për një muaj ky eshte turpi ma i madh që munet me ekzistu ne ni vend ku paga mesatare eshte ma e vogel se fatura e rrymes , prej kahit pe importojme qymyrin a prej Dubait a prej kahit.
Ka me ardh ni kohe që vetëm hajnat kini me met ketu me jetu krejt njerzit normal kan me ik prej ktuhit !