Rusia nuk ka ndërhyrë dhe nuk do të ndërhyjë në punët e brendshme të askujt, veçanërisht në punët e brendshme të partnerit tonë Serbisë, tha sot Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit rus Vladimir Putin.
Sipas fjalëve të tij, udhëheqja e Serbisë është në gjendje të marrë të gjitha masat për të garantuar sigurinë në vend dhe gjithçka që ndodh është çështje e brendshme vetëm e Serbisë.
“Gjithçka që po ndodh është çështje e brendshme e Serbisë. Serbia ka një udhëheqje legale, legjitime, e cila, sipas besimit tonë, është e aftë të marrë të gjitha masat e nevojshme”, theksoi Peskov.
Ky reagim erdhi pasi kryeministrja serbe Ana Bërnabiq tha më 24 dhjetor se shërbimi rus i sigurisë “siguroi informacion” për incidente të mundshme në protestën në Beograd, ndërsa ajo akuzoi koalicionin opozitar “Serbia kundër dhunës” për përpjekje për të “destabilizuar me dhunë shtetin”.
Ajo deklaroi se gjatë fushatës, para zgjedhjeve të 17 dhjetorit, “paralajmëroi për synimet e opozitës”.