Rënia që nisi nga fillimi i vitit arriti në gati 20 për qind në tremujorin e tretë të këtij viti.
Investimet e sektorit privat nga korriku në shtator, sivjet shënuan rënie 19.9 për qind, që veç uljes nga tremujorët paraprak të këtij viti ka zvogëlim edhe krahasim me periudhën e njëjtë të 2022.
Për të dhënat e Agjencisë së Statistikave sipas ekonomistit Bashkim Mustafa ndikuan ndryshimet në treg.
Pasojat nga ky trend, sipas opozitës do të vërehen në zhvillimin ekonomik të vitit tjetër, nëse nuk merren masa.
Sipas Arben Mustafës nga PDK, këto investime sjellin të ardhura të majme për buxhetin e shtetit.
Sektorit privat është ankuar se është anashkaluar nga institucionet në vazhdimësi.