Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën Kamenicë Gjilan.
Kështu tha Valon Osmani, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit.
“Në aksident janë të përfshirë një kamion, një veturë dhe një motoçikletë”, tha ai.
Osmani tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Sipas informacioneve të deritanishme, të lënduarit janë jashtë rrezikut”, shtoi Osmani