Supremja ia ndërpret paraburgimin policit të dyshuar për dhunim, e lë në arrest shtëpiak

Supremja ia ndërpret paraburgimin policit të dyshuar për dhunim, e lë në arrest shtëpiak

Pjesëtari i Policisë së Kosovës [i suspenduar], Enis Sefa, në fund të nëntorit u arrestua nën dyshimet për dhunimin dhe ngacmimin e një vajze të mitur. Ndaj Sefës Gjykata Themelore në Gjakovë pati marrë vendim për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Por Gjykata Supreme ka anuluar vendimin e Themelores që u aprovua edhe nga Apeli, duke vendosur që Sefës t’i caktohet masa e arrestit shtëpiak.

“Gjykata pas analizimit te kërkesës PP/I.nr. 123/2023 te dt 22.12.2023 për vazhdimin e paraburgimit kundër te pandehurit Enis Sefa nga Gjakova dhe përgjigjes së dhënë nga mbrojtësi i te pandehurit lidhur kërkesën për vazhdimin e paraburgimit, ka konsideruar se kërkesa PP/I.nr. 123/2023 te dt. 22.12.2023 për vazhdimin e paraburgimit kundër te pandehurit Enis Sefa nga Gjakova është e pabazuar dhe te njëjtën e ka refuzuar si te pabazuar, dhe te njëjtit i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, i cili sipas këtij aktvendimi llogaritet duke filluar nga dt.27.12.2023 nga ora 21.20 gjer me dt. 27.01.2024 nga ora 21.20.” thuhet ne vendimin e Gjykatës.

Kujtojmë që sipas kërkesës së Prokurorisë për paraburgim, Sefa dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën në shtëpinë e tij në Gjakovë, edhe pse ka qenë në dijeni se ajo ende nuk ka mbushut 16 vjet.

“Sipas kërkesës, “me datë të pa caktuar të muajit janar 2022, në shtëpinë e tij në Gjakovë, ka kryer marrëdhënie seksuale me personin tjetër, përkatësisht me të miturën …. …… e lindur 2006, me të cilën i pandehuri ishte njoftuar përmes rrjeteve sociale në vitin 2021 dhe më pas ka krijuar lidhje dashurie, ndërsa në janar të vitit 2022 edhe pse në dijeni për moshën e saj të re, ende pa i bërë gjashtëmbëdhjetë (16) vjeçe, me të ka kryer marrëdhënie seksuale. Me datë të pa caktuar të muajit nëntor 2023, i pandehuri edhe pse në dijeni se tashmë e dëmtuara …. …… është në lidhje tjetër dashurie, vazhdimisht i shkruan që ti kthehet lidhjes, sjellje kjo tek e dëmtuara e përciellur me shqetësim pasi që në dhjetor të vitit 2022, e kishte ndërprerë lidhjen””, thuhej në njoftimin e Prokurorisë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. 

Related Articles