Aksident zinxhir në Turqi, 11 të vdekur dhe 57 të lënduar, disa rëndë

Aksident zinxhir në Turqi, 11 të vdekur dhe 57 të lënduar, disa rëndë

11 persona humbën jetën dhe 57 të tjerë u lënduan në një aksident të përgjakshëm automobilistik me 7 automjete të përfshira në provincën Sangari në veriperëndim të Turqisë që i përket departamentit të Marmarasë.

Sipas gazetës Hurriyet, aksidenti fatal ka ndodhur në autostradën e Marmarasë Veriore rreth orës 4:30 të mëngjesit dhe dyshohet se është shkaktuar nga mjegulla e dendur që kishte mbuluar zonën. Shtatë automjete, duke përfshirë 3 autobusë dhe 1 kamion, u përfshinë në aksident, e cila duket se ka nisur kur një makinë ka përplasur një kamion. Pas përplasjes së parë, disa pasagjerë kanë zbritur nga makinat e tyre për të parë se çfarë ka ndodhur dhe janë goditur nga automjetet që i kanë ardhur me shpejtësi, siç ka shpjeguar guvernatori i Sangario, Yasar Karadeniz.

Shtatë nga personat e lënduar ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa forca të shumta zjarrfikëse dhe policie ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit. Rruga për në Stamboll mbetet e mbyllur deri më tani, sipas mediave lokale.

Related Articles