Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka treguar se rryma për këtë muaj i ka ardhur vetëm 36 euro.
“E tash po më ngushton se po ma bën një pyetje private. Mirëpo, meqenëse mundesh me shku në KEK me e këqyrë, po të kallzoj drejt: 36 euro më ka ardhë”, ka thënë mbrëmë kryekuvendari në Klan Kosova.
Ai thotë tutje se nuk e di nëse është shtrenjtuar energjia elektrike.
“Kjo çështje sa i përket energjisë elektrike, nëse është shtrejtuar, është gabim. Qeveria po thotë nuk është shtrejtuar. A unë nuk jam ekspert i kësaj pune”, tha Konjufca.
Kryeparlamentari ka kërkuar që KEDS-i dhe institucionet relevante të japin një shpjegim për këtë çështje.