Mbrojtja e afërt e Kurtit e shtynë gazetaren që tentoi t’i bëjë pyetje kryeministrit, reagon ashpër AGK

Mbrojtja e afërt e Kurtit e shtynë gazetaren që tentoi t’i bëjë pyetje kryeministrit, reagon ashpër AGK

Mbrojtja e afërt e kryeministrit Albin Kurti, po dyshohet se e ka shtyrë gazetaren Blerta Dalloshi Berisha, e cila po tentonte që t’i bënte pyetje Kurtit.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar lidhur me këtë rast, duke e dënuar “sjelljen e papranueshme të mbrojtjes së afërt të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti”.

“Në videon e publikuar nga kolegia, Dalloshi – Berisha, shihet një nga pjesëtarët e mbrojtjes së afërt duke kapur dhe shtyrë nga dora gazetaren, teksa ajo përpiqet ta bëjë një pyetje për kryeministrin.  

Maltretimi në formë të tillë i gazetarëve është i papranueshëm, dhe ndikon në rritjen e pasigurisë për komunitetin medial në Kosovë.  

AGK-ja, kërkon nga Policia e Kosovës që të hetojë sjelljen e personit në fjalë, dhe gjithashtu nga Kryeministri që të dënojë këtë sjellje dhe të mundësojë që gazetarët të bëjnë pyetjet në interes të publikut.” – thuhet në reagim.

Related Articles