E tmerrshme: Burri në Kllokot e rrah brutalisht bashkëshorten, e bën për spital

E tmerrshme: Burri në Kllokot e rrah brutalisht bashkëshorten, e bën për spital

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në fshatin Mogillë të Kllokotit, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë brutale ndaj bashkëshortes së tij.

Burimet  e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se 42-vjeçarja ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka deklaruar se pas një konflikti me bashkëshortin e saj, ai e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me një shkop druri.

Si pasojë e dhunës së përjetuar, viktima ka marrë lëndime dhe është dërguar në spital për tretman mjekësor.

I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku është përballur me denoncimin kundër tij. 

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që 45-vjeçarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Related Articles