Digjen njehsorët në një ndërtesë në Breg të Diellit, banorët lëshohen me çarçafë nga ballkonet 

Digjen njehsorët në një ndërtesë në Breg të Diellit, banorët lëshohen me çarçafë nga ballkonet 

E enjtja e 28 dhjetorit, për banorët e lagjes Bregu i Diellit, nuk ishte edhe e zakonshme si ditët tjera.

Kjo, pasi ata panë vdekjen me sy, pas rënies së zjarrit nga njehsori i rrymës. Ndonëse shkaku nuk dihet ende, banorët tregojnë se nuk kishin pasur më herët problem me energji elektrike.

Në zjarrin e përhapur deri në katin e pestë, mundësitë për të shpëtuar ishin të vogla. Me vonesë sipas banorëve erdhën edhe ekipet e shpëtimit, për këtë ata shfrytëzuan çdo lloj mundësie, si atë të çarçafëve për t’u lëshuar nga tarraca.

KEDS-i, konfirmoi se me të marrë informacionin, kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe se “janë bërë inspektimet e nevojshme dhe pasi të këto të shqyrtohen nga persona kompetentë, do të përpilohet një raport përfundimtar”.

Ndërkaq banorëve të këtushëm, gjendja e krijuar thonë se ua ka pamundësuar të bëjnë gjumin këtu, për këtë ata qëndruan tek të afërmit e tyre, derisa diçka e ngjsashme kërkojnë të mos u përsëritet kurrë./klankosova

Related Articles