Ky është personi që dyshohet se e kanosi kryetarin e Vushtrrisë, Ferit Idrizin

Ky është personi që dyshohet se e kanosi kryetarin e Vushtrrisë, Ferit Idrizin

Një rast të kërcënimit që është raportuar të premten nga kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi. Personi që dyshohet se e kanosi kryetarin tashmë ndodhet në ndalim policor.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi që po dyshohet për këtë rast është Shemsi Syla.

Siç mëson Sinjali, Idrizi është kërcënuar përmes telefonit nga Syla, për motive që akoma nuk dihen – por që dyshohet se lidhen me punën.

Përballë kësaj situate, Idrizi ka vendosur ta denoncojë rastin në Polici, ku ka dhënë deklaratë për kërcënimet ndaj tij.

Pas raportimit të incidentit, i dyshuari është identifikuar dhe është siguruar prezenca e tij, me ç’rast është intervistuar nga hetuesit policorë për veprën me të cilën ngarkohet.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Kanosje”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Related Articles