Ekipet e shpëtimit në qytetin Rafah, në jug të Gazës, kanë nxjerrë të gjallë një foshnjë nga rrënojat pas një sulmi ajror izraelit.
Foshnja ishte strehuar në një shtëpi me familjen e saj kur ndodhi sulmi, i cili vrau nënën dhe motrën e saj. Babai dhe vëllai i saj i vogël mbijetuan, raporton BBC.
Sulmi ajror vrau 20 persona dhe plagosi 55 tw tjerë, sipas një zëdhënësi të ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.
Më shumë se 21,500 njerëz – kryesisht fëmijë dhe gra – janë vrarë gjatë sulmeve izraelite në Gaza, sipas ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.
Mijëra të tjerë besohet se janë ende nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga sulmet ajrore dhe artilerie.
Izraeli filloi fushatën ushtarake në Gaza pasi Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor, duke vrarë rreth 1200 njerëz – shumica civilë – dhe duke marrë rreth 240 pengje.