Përderisa qytetarët e Prishtinës, po përballen me probleme të shumta, kryetari ka zgjedhur ta luaj lojën “Bëëz” me tiktokëra.
Kolona të shumta, problemi me qenë endacak, e madje edhe kryeqyteti i mbushur me mbeturina, janë disa nga problemet nga të cilat “vuajnë”, prishtinasit.
Por, përkundër këtyre, kryetari Prishtina duket në qejf të mirë, pasi i ka dal kohë edhe të luaj lojën “Bëëz”.
Në pamjet e publikuara, i pari i Prishtinës shihet teksa argëtohet së bashku me disa tiktokerë.
Ndonëse edhe këtë lojë duket se nuk e “zotëron”, pasi ai disa herë nuk arrin ta gjej personin që e ka prekur në duar.