Ditëlindja e 14-të e shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, këtë vit erdhi më ndryshe se zakonisht.
Shtëpisë së të moshuarve, në Gjinoc të Suharekës, iu shtua edhe një e tillë në Vushtrri.
Të pranishëm në ngjarje ishin figurat më të njohura publike e gjithashtu edhe djali i policit hero Afrim Bunjaku.
Në organizimin e bërë, veç një banesë që erdhi si surprizë për një nënë me tre fëmijë, shtëpi u dhanë edhe për 114 familje nga vende të ndryshme në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni.