Dhënia e qytetarëve të Kosovës pas veturave, është një fakt që nuk mund të mohohet.
Disa për obligime familjare, të tjerë për punë e një pjesë edhe për qëllime atraksioni, mbajnë në shtëpitë e tyre një veturë.
Numri total i veturave të regjistruara në Kosovë është 457 mijë e 21 copë, shkruan lajmi.net.
Kështu kanë bërë të ditur për lajmi.net nga Ministria e Punëve të Brendshme.
“Marka e veturave më e përdorura në Kosovë është – VOLKSWAGEN-VW”, kanë thënë nga kjo ministri.
MPB tutje ka treguar edhe cila është vetura më e vjetër e regjistruar në Kosovë, sipas vitit të prodhimit.
“Vetura më e vjetër sipas vitit të prodhimit është vetura e vitit 1949”, kanë shtuar nga kjo ministri.
Mediumi ka pyetur edhe se cilat janë llojet e veturave të cilat janë të regjistruara në Kosovë, por nuk ka marrë përgjigje deri në publikimin e këtij artikulli.