Ish-ministri slloven mirëpret liberalizimin për kosovarët: Avokuam ndër vite bashkë me PDK-në

Ish-ministri slloven mirëpret liberalizimin për kosovarët: Avokuam ndër vite bashkë me PDK-në

Ish-ministri i Mbrojtjes i Sllovenisë, Roman Jakiq, e ka quajtur lajm të mirë heqjen e vizave për kosovarët.

Jakiq, për këtë sukses e ka përmendur edhe Partinë Demokratike të Kosovës.

“Lajm i mirë për qytetarët e Kosovës. Nga sot ata mund të udhëtojnë në zonën Shngen të Bashkimit Evropian pa vizë, gjë që ne së bashku me Rrjetin Liberal të Evropës Juglindore (LIBSEEN), Partinë Demokratike të Kosovës, Partinë Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën, kemi avokuar në vitet e fundi. Ju faleminderit të gjithëve”, shkroi Jakiq.

Related Articles