Xhamitë në qytete të ndryshme të Kosovës shpeshherë janë cak i hajnave, të cilët ua vënë syrin gjërave me vlerë. Cak i hajnave janë më së shumti arkat e ndihmave e kasafortat e mbushura me para, por në raste tjera edhe gjësende tjera materiale, raporton Gazeta Sinjali.
Cak i hajnave ishte sot edhe xhamia e fshati Gllavicë të Lipjanit, ku person ende të paidentifikuar kanë hyrë brenda objektit fetar dhe kanë kryer vjedhje.
Sinjali mëson se personi përgjegjës i xhamisë ka denoncuar rastin në Polici, ku ka bërë me dije se hajnat kanë thyer arkën e vendosur për bamirësi dhe kanë marrë paratë që ndodheshin brenda saj – shuma e të cilave nuk dihet.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit, teksa janë marrë të gjitha veprimet hetimore që çojnë në identifikimin e të dyshuarit.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.