Vajzat dhe gratë vazhdojnë të mbeten viktimat më të shpeshta të dhunës në familje. Bashkëshortët dhe anëtarët tjerë të familjes në shumë raste ushtrojnë dhunë sistematike në mënyra të ndryshme ndaj tyre.
Në Polici kanë përfunduar edhe një çift nga Prishtina, pasi burri dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Burimet e Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 50-vjeçari dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën, duke i shkaktuar asaj lëndime trupore.
Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.