Ministri izraelit i financave Bezalel Smotrich tha se të gjithë armiqtë e Izraelit do të “shkatërrohen”.
Shkrimi i tij në rrjete sociale vjen pasi Hamasi tha se të martën një të lartë ishte vrarë në një sulm në Bejrutin jugor, raporton CNN.
I vrari, Saleh Al-Arouri ishte një udhëheqës i shquar politik dhe ushtarak palestinez, të cilin Izraeli e konsideron një nga themeluesit kryesorë të Brigadave Al-Qassam, krahut ushtarak të Hamasit, në Bregun Perëndimor të pushtuar.