Subjektet politike në Kosovë kanë kohë që deri më 30 qershor t’i dërgojnë koalicionet për zgjedhjet lokale që do të mbahen me 17 tetor të këtij viti.
Yll Buleshkaj nga Zyra e Regjistrimit të Partive Politike, tha se është e rëndësishme që partitë t’i respektojnë afatet kohore.
Po ashtu në mbledhjen e KQZ-së është miratuar regjistrimi i partisë politike Partia Demokratike e Diasporës.
Ndërsa shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për Caktimin Lartësisë së Shpenzimeve të Fushatës për Zgjedhjet Lokale 2021 është shtyrë në mbledhje të radhës, për të vazhduar me pikën tjetër të rendit ditës që është Shqyrtimi i kërkesës së AKR-së për shtyrje të afatit për mbajtje të Kuvendit zgjedhor me rekomandime votohet nga anëtarët e KQZ-së./