Përpos shtëpive private, banesave, bizneseve e institucioneve të ndryshme të cilat janë cak i vazhdueshëm i hajnave, ata syrin e kanë edhe te veturat e qytetarëve. Edhe në raste kur nuk e marrin veturat në tërësi, i thyejnë ato me shpresë që do gjejnë dhe do marrin ndonjë gjë me vlerë.
Kështu e pësoi edhe një mërgimtar nga Anglia, vetura e të cilit ishte cak i hajnave mbrëmjen e 1 janarit.
Sinjali mëson se hajnat dyshohet se kanë hyrë në shtëpinë e vëllait të viktimës dhe kanë marrë çelësin e veturës së mërgimtarit i cili ndodhet në Angli.
Vëllai i viktimës ka njoftuar Policinë lidhur me rastin dhe të njëjtit kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të identifikohen të dyshuarit.