Ardian Limani është ardhja e parë në afatin kalimtar të janarit te klubi i Prishtinës, shkruan Gazeta “Enigma”.
Mbrojtësi gjilanas ka arritur marrëveshje për një vit e gjysmë me klubin nga kryeqyteti.
29 vjeçari kishte mbetur futbollist i lirë, pasi që pak ditë më parë mbylli bashkëpunimin me Shkëndinë e Tetovës.
Më parë, Limani ishte pjesë e klubit të Dritës dhe Feronikelit, ekipe me të cilat fitoi edhe titullin kampion. /Gazeta Enigma/