Policia thotë se gjashtë persona u qëlluan, njëri prej tyre ka vdekur në sulmin e armatosur në shkollën e mesme “Perry” në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Pesë nga të qëlluarit ishin studentë dhe një është administrator shkolle. Nxënësi që vdiq ishte në klasën e gjashtë, që është për 11 ose 12-vjeçarë.
E gjithë skena e krimit ishte “në gjimnazin Perry” dhe jo në shkollën e mesme që është gjithashtu pjesë e kompleksit.
Hetuesit shtojnë se nuk dyshohet për motiv racist dhe se sulmuesi ka vepruar i vetëm.
Policia u tha gazetarëve se sulmuesi ishte një nxënës 17-vjeçar në shkollën e mesme, Dylan Butler, dhe është gjetur i vdekur.
Ai mbante një armë gjahu me pompë dhe një pistoletë të kalibrit të vogël dhe u gjet me një plagë të vetëshkaktuar me armë zjarri.
Një mjet shpërthyes i improvizuar është gjetur gjatë kontrollit në shkollë, tha policia, shkruan BBC.