Dje gjatë ditës, policët e stacionit në Shtime në rrugën “Ymer Devetaku” në po këtë qytet kanë arrestuar personin A.R. mashkull i Kosovës i moshës 39 vjeçar, nën dyshimin për dhënie të fajdesë.
I dyshuari, sipas PK-së, fillimisht kishte sulmuar viktimën me një mjet të fort, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe më pas viktima kishte raportuar në polici se nga i dyshuari kishte marrë para me fajde dhe nuk kishte arritur të kthejë shumën e caktuar të parave prej 7000 euro, në emër të fajdesë.
“I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit për krime të rënda është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore”, tha Policia.