Ambasadori francez: Heqja e afisheve do t’ua lehtësojë jetën qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë

Ambasadori francez: Heqja e afisheve do t’ua lehtësojë jetën qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, e ka vlerësuar si fillim të mbarë të vitit heqjen e afisheve për veturat nga Kosova dhe Serbia.

Guerot tregon se heqja e afisheve do t’ua lehtësojë jetën qytetarëve.

“Nuk ka më nevojë për afishe në targat e automjeteve të Kosovës dhe Serbisë. Një mënyrë e mirë për të filluar vitin, duke ua lehtësuar jetën qytetarëve të të dy vendeve. Një shembull i mirë për zbatimin e marrëveshjeve të tjera”, tha Guerot.

Related Articles