Ka shkuar në 160 numri i të vdekurve nga tërmeti me magnitudë 7.6 shkallësh në Japoni.
Përpjekjet po vazhdojnë për të gjetur më shumë se 100 persona që janë ende të zhdukur.
Por moti i keq po i pengon ekipet e shpëtimit, me shi dhe borë të dendur që shkaktojnë paralajmërime për rrëshqitje dheu dhe shembje ndërtesash.
Tërmeti me magnitudë 7.6 goditi gadishullin e largët të Notos – duke rrëzuar ndërtesa dhe duke shkaktuar një zjarr të madh.
Shumica e vdekjeve kanë ndodhur në qytetet e goditura rëndë, Wajima dhe Suzu.
Ndërkohë, numri i personave të zhdukur ka rënë nga 195 në pak më shumë se 100. Numri i të vdekurve është rritur nga 120 që u raportuan të dielën.
Ushtria japoneze ka shpërndarë furnizime, përfshirë ushqime, ujë dhe batanije për ata që u është dashur të lirojnë shtëpitë e tyre.
Ministria e Mbrojtjes tha në një deklaratë të dielën se kishte dërguar rreth 6,000 trupa për të ndihmuar me misionin e ndihmës.
Ata shtuan se besojnë se ka ende njerëz të gjallë që kanë nevojë për shpëtim dhe u zotuan të vazhdojnë operacionet e tyre për shpëtimin e jetës.