Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Elbasan ku një adoleshente u hodh nga kati i dytë i gjimnazit.
E mitura është nga Lushnja dhe ka dy prindër me probleme të shëndetit mendor të cilët e dhunonin. Vajza ka qenë me urdhër mbrojtje e strehuar në një nga qendrat rezidenciale për të mitur në Elbasan. Disa psikologë po merren me rastin, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet që e kanë shtyrë vajzën të hidhet nga kati i dytë.
Pasi policia ka marrë në pyetje shokët e klasës së vajzës, u mësua se ajo ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike prej prindërve.
Gjendja e saj shëndetësore është e mirë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.