Departamenti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion në koordinim me Policinë e Kosovës është duke zhvilluar një operacion, në disa lokacione në gjithë Kosovën për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprave penale “Mashtrim në detyrë”, “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin” dhe “Shmangia nga tatimi” nga persona zyrtarë e qytetarë.
Siç mëson Sinjali, Krimet ekonomike tashmë kanë zbarkuar në Hotelin ‘Lake Side’ në Vërmicë të Prizrenit.
Lajmi në përditësim…