Parandalohet kontrabandimi i 4200 eurove në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Parandalohet kontrabandimi i 4200 eurove në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda qendrës.

Sipas njoftimit të lëshuar nga SHKK, gjatë bastisjes rutinore në sallën e vizitave, stafi për siguri ka zbuluar se në mënyrë të kamufluar nga vizitorët është tentuar të futen mjete monetare.

Në lidhje me këtë është deklaruar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila theksoi se vlera monetare ishte 4,2000 euro.

“Sot në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda qendrës. Mjete monetare në vlerë prej 4200 euro. Për rastin është njoftuar edhe policia e Kosovës. I burgosuri ndaj të cilit kanë qenë të dedikuara mjetet është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore”, shkroi Haxhiu.

Përndryshe, Shërbimi Korrektues i Kosovës thotë se mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndrojë duarkryq përballë këtyre dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj.

Related Articles