Paqja e qëndrueshme kërkon rrugë drejt shtetit palestinez, thotë Blinken
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, vazhdon të përshkruajë takimet që pati me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahun, duke treguar se kanë biseduar edhe për tensionet me Libanin.
Ai thotë ShBA-ja qëndron me Izraelin në garantimin e sigurisë së kufirit verior dhe se është e përkushtuar të punojë me Izraelin për të gjetur një zgjidhje diplomatike për të garantuar sigurinë në Izrael dhe Liban, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
“Paqja e qëndrueshme kërkon një rrugë drejt një shteti palestinez”, thotë ai, dhe “kjo ka nevojë për një qasje rajonale – këto synime janë të arritshme, por vetëm nëse ndiqen së bashku”.
“Izraeli duhet të jetë partner i udhëheqësve palestinezë, të cilët janë të gatshëm të udhëheqin popullin e tyre për të jetuar krah për krah në paqe me Izraelin si fqinjë”, thotë ai.
Tutje, ai ka thënë se gazanëve duhet t’u mundësohet kthimi nëpër shtëpitë e tyre.
Ai po ashtu ka thënë se numri i civilëve të vrarë në Gaza është tejet i lartë.