Një person ka rënë mesditën e sotme në bjeshkët e fshatit Studenicë në Istog.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se personi që po kërkohet është Dardan Ramqaj.
Sipas këtyre burimeve, dy shokë kanë qenë duke ecur në një zonë të thellë të Studenicës kur papritmas njëri nga ta ka rënë në humnerë.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 në Bjeshkët e fshatit Studenicë. Policia dhe zjarrfikësit janë nisur në drejtim të vendit të ngjarjes. Kërkimet për të kanë nisur” ka thënë Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
Sipas burimeve të Indeksonline, dy persona kanë qenë duke ecur në një zonë malore kur papritmas njëri nga ta ka rënë në humnerë.