Belgjika tregon forcën, mposht me rikthimin Danimarkën dhe siguron kualifikimin

Belgjika tregon forcën, mposht me rikthimin Danimarkën dhe siguron kualifikimin

Belgjika ka shënuar fitore ndaj Danimarkës me rezultat 2-1 në ndeshjen e dytë në grupin B, raporton Gazeta Enigma.

Ndeshja nisi më mirë për Danimarkën, pasi goli erdhi që në minutën e dytë të ndeshjes, ku Yussuf Poulsen që gjeti rrjetën pas një gabimi në mbrojtjen belge.

Goli i parë për danezët në ketë Kampionat Evropian, pasi ndeshjen e parë e kishin humbur 1-0.

Në minutën e 10-të, lojtarët e të dyja skuadrave, nderuan Christian Eriksenin.

Topi u dëbua nga fusha dhe tifozët, lojtarët dhe stafet e Kombëtareve filluan të duartrokasin në mbështetje të Christian Eriksen.

Kjo ishte si shenjë nderimi për atë çfarë ka përjetuar danezi në javën e kaluar në ndeshjen ndaj Finlandës.

Edhe rasti i dytë i mirë i takoi danezëve, kur në minutën e 35-të, Mikkel Damsgaard gjuajti dy herë, por nuk ishte i saktë.

Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.

Më të filluar pjesa e dytë Roberto Martinez futi në lojë Kevin de Bruynen, i cili ndryshoi lojën e belgëve.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 55-të. Një aksion i bukur mes Romelu Lukakut dhe De Bruynes, i cili në fund pasoi te Thorgan Hazard që shënoi për 1-1.

Në minutën e 70-të, ishte Kevin De Bruyne që gjeti rrjetën, me një gjuajtje të bukur me të majtën jashtë zonës (2-1)./Gazeta Enigma/

Related Articles