Një ngjarje tragjike ka ndodhur para rreth dy orësh në Prizren, ku një 24-vjeçar është gjetur i vdekur në rrethana dhe për motive akoma të panjohura. Lajmin tashmë e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prizren.
Sinjali ka mësuar se i riu që dyshohet se i dha fund jetës është Durim Kastrati.
Ndërsa nga Policia, në një përgjigje për Sinjalin kanë deklaruar se viktima dyshohet se ka kryer vetëvrasje me kallashnikov, armë kjo që është gjetur në vendin e ngjarjes.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë përkatëse të Policisë dhe po merren me ndriçimin e këtij rasti.
“Policia ka shkuar në vendngjarje dhe dyshimet e para janë se viktima D.K. ,mashkull, 24 vjeç ka kryer vetëvrasje duke përdorur armën AK 47. Është njoftuar prokurori kujdestar dhe të gjitha njësit dhe zyrtarët përgjegjës kanë dal në vendngjarje dhe janë duke u marr me rastin.” – kanë thënë nga Policia.