Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, ia ka atribuuar qeverisë aktuale meritat për liberalizimin e vizave ndaj Kosovës nga ana e Bashkimit Evropian.
“Pa diskutim [që liberalizimi i vizave është meritë e kësaj qeverisjeje], sepse është parë vullneti për të bërë përmirësimet e nevojshme aty ku shtetet dyshuese ose mosbesuese i kanë pasur”, ka thënë Ramadani në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Është bërë punë e madhe përmes drejtorive të policisë dhe drejtorëve të policisë me shtetet e Beneluksit, sepse kanë pasur kërkesa specifike. Imagjinojeni, në kohën e tyre ne kemi tentu dy herë me u anëtarësu në Interpol, edhe kemi dështu duke mos arritur me ua lypë votën edhe vendeve të cilat na kanë njoftë”.
“Kurse sot e kemi një vend mosnjohës që e njeh pasaportën e Kosovës, Spanja”.