Arrestohen dy persona në Drenas për vjedhje të rënda, u gjendet një armë e veglat e vjedhura

Arrestohen dy persona në Drenas për vjedhje të rënda, u gjendet një armë e veglat e vjedhura

Policia ka arrestuar dy persona në Drenas, nën dyshimin se janë përfshirë në së paku gjashtë raste të vjedhjeve të rënda.

G.S, mashkull 17-vjeç dhe A.U, 32-vjeç janë vënë në pranga, për vjedhjet për të cilat paraprakisht ishte arrestuar edhe një tjetër.

PK po ashtu ka sekuestruar një armë të gjatë dhe disa pajisje pune të cilat dyshohet të jenë të vjedhura, transmeton lajmi.net.

“Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për  armëmbajtje pa leje dhe së paku  gjashtë raste të vjedhje të rënda”, thuhet në një njoftim.

Related Articles