Oxfam thotë se ushtria izraelite po vret palestinezë në Gaza me një normë mesatare prej 250 personash çdo ditë – duke tejkaluar “masivisht” numrin ditor të vdekjeve në çdo konflikt tjetër të madh në historinë e fundit.
Organizata bamirëse tha se “shkalla dhe mizoritë” e bombardimeve të Izraelit ishin “me të vërtetë tronditëse” dhe paralajmëroi se askund në rajon nuk ishte “me të vërtetë” sigurt.
Sally Abi Khalil, drejtoresha e Oxfam për Lindjen e Mesme, tha: “Për 100 ditë njerëzit e Gazës kanë duruar një ferr të gjallë. Askund nuk është ambient i sigurt dhe e gjithë popullata është në rrezik nga uria.
“Është e paimagjinueshme që komuniteti ndërkombëtar po shikon shkallën më vdekjeprurëse të konfliktit të shekullit të 21-të, duke bllokuar vazhdimisht thirrjet për një armëpushim”.