Mediumi i madh gjerman: Zhegrova po kërkohet nga Dortmundi

Mediumi i madh gjerman: Zhegrova po kërkohet nga Dortmundi

Aftësi të forta drbiluese, teknikë e shkëlqyer dhe shpejtësi e çmendur – paketa e përgjithshme e Zhegrovës është thjesht fantastike, raporton Sinjali.

Anësori i Kombëtares së Kosovës ka bërë emër në futbollin evropian me paraqitjet të forta në muajt e fundit me klubin francez Lille.

Sipas raportimeve të mediave, klubet më të mira tashmë janë duke u rreshtuar për 24 vjeçarin kosovar.

Siç shkruan portali gjerman, “derwesten.de”, thuhet se skuadra e Dortmundit ka shtuar interesimin që t’i sigurojë shërbimet e ansorit të Kosovës.

Që Zhegrova të jetë në radhët e Dortmundit, klubi gjerman duhet të paguajë rreth 17 – 20 milionë euro.  Vlera e tij në treg aktualisht është pak më pak se dhjetë milionë euro, por deri në merkaton e verës vlera e tij pritet të rritet.

Kujtojmë se Zhegrova në sezonin aktual ka shënuar 13 gola dhe padyshim se ai është një nga arsyet pse Lille është sërish në krye këtë vit.

Related Articles