Rrahje masive në shesh të Prishtinës, lëndohen tre persona

Rrahje masive në shesh të Prishtinës, lëndohen tre persona

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur rreth orës 12 në sheshin Nëna Terezë në Prishtinë.

Nga kjo rrahje lëndime trupore kanë pësuar tre persona, ndërsa raportohet për pesë persona të arrestuar.

Kështu thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës

 “Tre persona të lënduar kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme operativo-policore me qëllim të zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, thuhet në njoftim.

Aty thuhet se pesë persona janë shoqëruar në stacionin policor.

Related Articles