Është arrestuar në flagrancë një inspektor policie në Divjakë, për shkak se derisa ishte në gjendje të dehur me motoçikletën e tij është aksidentuar me një veturë të tipit “Mercedes Benz”.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore tha se 60-vjeçari nuk ishte gjatë detyrës kur ndodhi aksidenti, dhe se nga kjo kishte vetëm dëme materiale.
“Arrestimi i tij u krye rreth orës 11:30, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Plugut, në aksin rrugor Lushnjë-Divjakë. Pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se punonjësi i policisë K. LL. ishte në gjendje të dehur në masën 2.000 mg/l”, shkruan në njoftimin e AMP-së.