“I paralizuar, s’mund të lëvizë këmbën dhe krahun”, avokati del me detaje për gjendjen e Sandulloviqit

“I paralizuar, s’mund të lëvizë këmbën dhe krahun”, avokati del me detaje për gjendjen e Sandulloviqit

Avokati i Nikolla Sandulloviqit, Çedomir Stojkoviq, ka thënë se klienti i tij duket se është në humor të mirë.

Megjithatë gjendja e tij fizike nuk është dhe aq e mirë, pasi ka mbetur i paralizuar nga dhuna e ushtruar.

“Së pari ne jemi të lumtur që Nikolla Sandulloviq është gjallë, pasi pas atyre që ndodhën ai mund të ishte i  vdekur. Aktualisht gjendja e tij është e qendrueshme, por jo e mirë”.

“Ai ka brinjë të thyer dhe pjesa e djathtë e trupit të tij është e paralizuar. Ai nuk mund të lëvizë këmbën e tij të djathtë dhe as krahun e djathtë. Unë bisedova me të dhe humori i tij është mirë”, tha ai për Euro News Albania.

Politikani opozitar serb, Nikolla Sandulloviq, është liruar të hënën nga paraburgimi në qytetin jugor të Serbisë, Nish, njoftoi avokati i tij mbrojtës, Çedomir Stojkoviq, duke shtuar se ky vendim u mor “pas trysnisë së shtuar” nga vendet e Perëndimit.

“Nikolla Sandulloviq sapo është liruar… për ta mbrojtur veten nga akuzat se kishte vendosur lule pranë varrit të një vajze shqiptare”, shkroi Stojkoviq në rrjetin social X.

Ish-shefi i Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit e Serbisë (BIA), Aleksandar Vulin tha më 6 janar se Sandulloviqi ishte arrestuat me urdhër të tij, për shkak se kishte vendosur kurorë me lule në fshatin Prekaz të Skenderajt, ku forcat serbe sulmuan shtëpitë e familjes Jashari, duke i vrarë mbi 50 anëtarë të kësaj familjeje në vitin 1998 gjatë luftës në Kosovë.

Related Articles