Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka takuar sot ambasadorin e Bashkimit Europian, Tomas Szunyog me të cilin ka biseduar rreth situatës së sigurisë në Kosovë.
Për takimin e tyre, Szunyog ka shkruar në rrjetin social “X” ku ka treguar se me Sveçlën diskutuan për planet e këtij viti dhe mënyrat për ta forcuar bashkëpunimin.
“Shkëmbyem pikëpamje sot me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, për situatën e sigurisë në Kosovë. Ne diskutuam planet për vitin 2024 dhe mënyrat për ta forcuar bashkëpunimin tonë”, ka shkruar Szunyog në rrjetin social “X”.
Ai ndër të tjera ka shtuar se BE do të vazhdojë të mbështesë Policinë e Kosovës me ekspertizë përmes projekteve të financuara nga BE-ja.
Postimi:
Exchanged views on the security situation in 🇽🇰Kosovo with Interior Minister @XSvecla today. We also discussed plans for 2024 & ways to strengthen our cooperation. The EU will continue to support the @Kosovo_Police with expertise through 🇪🇺EU funded projects. pic.twitter.com/x1fB5sAZ9O— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) January 17, 2024