Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka folur për peticionet që janë duke u zhvilluar në komunat veriore për shkarkimin e kryetarëve në bazë të udhëzimit administrativ.
Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka theksuar se nuk do të kenë sukses këto nisma për shkarkimin e tij dhe të kolegëve të tij, kryetarë të katër komunave në veri të vendit.
“Qysh nga vendimi i qeverisë për udhëzimin administrativ kam qenë skeptik, duke e parë gjendjen në teren unë nuk besoj dhe akoma jam skeptik se do të ketë sukses. Kjo për shkak të vullnetit të qytetarëve, të themi të shumicës serbe, për të zhvilluar ndonjë parë zgjedhje demokratike dhe të rregullta, unë kam qenë dhe akoma jam skeptik i kësaj iniciative”.
“Këtë e shoh si një prapaskenë natyrisht të Listës Serbe dhe të grupacioneve që kanë bërë presion mbi qytetarët serbë e që bëjnë akoma. Unë shoh vetëm pështjellim të situatës dhe jo ndonjë sukses”, ka tënë Zeqiri.