Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas dëmtimit të një pjese të kulmit të objektit të Komunës së Re ku u lëndua një vajzë.
Rama ka kërkuar nga organet kompetente që ta hetojnë rastin në tërësi dhe të marrin të gjitha masat dhe veprimet në pajtim me ligjin.
“Menjëherë kam kontaktuar me familjarët e të lënduarës për t’iu qëndruar pranë në këto momente. Lutemi për shërimin e saj të shpejtë dhe të plotë”, shkroi Rama.
Në lidhje me rastin, Prokuroria Themelore e Prishtinës i ka nisur hetimet, ku me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë inicuar hetimet fillimisht në drejtim të veprës penale “shkakim i rrezikut të përgjithshëm”.