Kongresmeni Richie Torres në një intervistë për Radio Kosovën duke folur rreth kërkesës së Kosovës për blerjen e raketave Javelin dhe miratimit nga Departamenti Amerikan i Shtetit ka thënë se SHBA nuk ka aleat më të madh se Kosovën dhe se për këtë ka mbështetje edhe të kongresmenëve.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë aleat më të madh sesa Kosovën dhe kjo është në interes të SHBA-së që të mbështesë aleatët e saj, siç është shitja e raketave Javelin. Ju e keni mbështetjen e kongresistëve amerikanë edhe këtu në Uashington dhe për këtë ne përpiqemi t’ju ndihmojmë gjithashtu”, ka thënë ai.